Pastore vlen 50 milionë euro

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 20:00
Presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini beson se Javier Pastore do të luajë jashtë Italisë sezonin e ardhshëm, nëse ylli argjentinas largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Pastore është objektiv i klubeve të mëdha evropiane si Chelsea, Real Madrid e Barcelona. “Pastore vlen më tepër se Alexis Sanchez i Udineses.
Ai një ditë do të fitojë Topin e Artë. Nuk kam marrë oferta për të, por ka interesim nga klube të huaja, disa konkrete, që janë duke u forcuar. Por e theksoj se futbollisti vlen 50 milionë euro dhe çmimi mund të rritet edhe më tepër, varësisht nga betejat mes klubeve të interesuara”, tha Zamparini për Corriere dello Sport.