Denis mbetet në Udinese

Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 18:00
German Denis do të mbetet në Udinese edhe për sezonin e ardhshëm 2011/2012, ka bërë të ditur pronari i klubit nga Friuli, Gianpaolo Pozzo.
Sulmuesi argjentinas është në pronësi të përbashkët mes Udineses dhe Napolit, pas largimit të tij nga San Paolo në gusht të vitit të kaluar. “Denis do të mbetet me ne në Udinese. Ne tashmë kemi arritur një marrëveshje me Napolin”, tha Pozzo për Tuttomercatoëeb.com.
Denis 29 vjeç shënoi katër gola në 25 paraqitje në Serie A, sezonin e kaluar.