Juventus pas Pastores

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 14:15
Juventus ka hyrë në garë për transferimin e mesfushorit të Palermos, Javier Pastore.
E përditshmja sportive italiane Corriere dello Sport ka shkruar të hënën se Bianconerët i janë bashkuar Chelseas, Manchester Cityt, Real Madridit dhe Barcelonës në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e reprezentuesit argjentinas i cili thuhet se mund të largohet nga Palermo në fund të këtij sezoni.
Sipas Corriere dello sport, presidenti i Juventusit Andrea Agnelli llogarit në marrëdhëniet e mira të drejtorit të përgjithshëm Beppe Marotta me presidentin e Palermos, Maurizio Zamparini në arritjen e marrëveshjes.