Man City e meriton Ligën e Kampionëve

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 18:00
Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, mendon se ekipi i tij e meriton kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.
Pas fitores 2-1 ndaj West Hamit të dielën, City ka përforcuar pozitën e katërt, duke kaluar shtatë pikë mbi Liverpoolin dhe Tottenhamin që kanë nga 55 pikë, tre ndeshje para fundit.
“Gjithçka është në duart tona. Gjatë gjithë sezonit kemi qenë në mesin e katër pozitave të para. Pas asaj që kemi bërë, e meritojmë të jemi në Ligën e Kampionëve”, tha Mancini.