E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sahin, drejt Real Madridit

Nga Express më 02 maj 2011 në ora 18:02

Sipas të përditshmes sportive spanjolle Marca, mesfushori i Borussia Dortmundit, Nuri Sahin do të transferohet në Real Madrid gjatë afatit kalimtar të verës.

Reprezentuesi turk ka qenë njëri prej futbollistëve kryesorë në skuadrën e trajnerit Juergen Klopp, që në fundjavë siguroi titullin e kampionit në Bundesligë me Dortmundin.

Sipas Marcas, Real Madridi ka mposhtur konkurrencën e klubeve angleze, përfshirë Chelsean, si dhe atë nga klubet italiane si Inter e Juventus, që ishin të interesuara për Sahinin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›