E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus, pas dyshes Benzema-Gourcuff

Juventus synon të bëjë përforcime franceze gjatë afatit kalimtar të verës. Bianconerët synojnë të rindërtojnë ekipin, pas dështimit të këtij sezoni, dhe tashmë kanë filluar të bëjnë plane për të ardhmen. Sipas të përditshmes sportive italiane Tuttosport, Juventus është i interesuar për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema dhe mesfushorin e Bordeaux, Yoann Gourcuff.

David Trezeguet pritet të largohet nga klubi në fund të sezonit dhe Benzema konsiderohet zëvendësues i tij, ndërsa Gourcuff ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Bordeaux dhe kërkohet edhe nga klube të tjera evropiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›