Capel vazhdon në Sevilla

Mesfushori i Sevillas, Diego Capel ka bërë të ditur se së shpejti do të vazhdojë kontratën me klubin. 22 vjeçari në muajt e fundit ka qenë në bisedime me klubin për vazhdimin e qëndrimit në Sanchez Pizuan, pavarësisht interesimit nga disa klube të mëdha evropiane.
“Gjithmonë kam thënë se dua të mbetem këtu për shumë vjet. Kemi arritur marrëveshje për të gjitha, kanë mbetur të sqarohen vetëm edhe disa detaje të vogla”, deklaroi Capel për të përditshmen sportive spanjolle Marca.