Marrëveshje mes Realit dhe kompanisë Taçi Oil për një shkollë sportive në Tiranë

Përpara sfides Real- Barcelona është konfirmuar dhe finalizimi i marrëveshjes për ngritjen në Shqipëri, në bashkëpunim me kompaninë “Taçi Oil” nga ana e klubit të Realit të Madridit e një shkolle sportive. Konfirmimi ka ardhur nga vetë presidenti i kompanise “Taçi Oil”, Rezart Taci, i cili ka patur nje takim me presidentin e Realit, Florentino Perez, përpara ndeshje se sotme në “Santiago Bernabeu”, ku ai është i ftuar nga kreu i klubit madrilen. Po ashtu, është konfirmuar edhe ardhja e Perez në Tiranë me rastin e inagurimit të punimeve për ndërtimin e kësaj shkolle futbolli.