Juventusi, 100 ditë pa penallti

Juventusi ankohet vazhdimisht këtë sezon për mos akordimin e penalltive në dobi të tij. Në bazë të statistikave të nxjerra nga mediat italiane, kanë kaluar 100 ditë që nuk jepen 11 metërsha në të mirë të Bianconerëve.
Ishte 4 dhjetori i vitit të kaluar, në ndeshjen Juventus–Cesena, gjyqtari Doveri kishte sinjalizuar në pikën e bardhë për ekipin torinez, të cilën në gol e kishte shndërruar Vidal.
Nga ajo kohë, Juve ankohet vazhdimisht në gjyqtarë, por penalltitë mungojnë. Ndërkohë, një fakt interesant është se kanë kaluar 311 ditë që nuk është akorduar penallti në dëm të Napolit.