E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi “merr frymë”, asgjë serioze për Diegon

Mesfushori pësoi një dëmtim të shtunën në mbrëmje kundër Lacios duke u zëvendësuar nga Xhovinko. Në fillim u mendua si diçka serioze, por pas skanimeve të kryera nga mjekët e klubit bardhezi, rezultoi se bëhet fjalë thjesht për një lodhje të muskulit të këmbës së djathtë.

“Diego i është nënshtruar skanimit me MRI me profesor Faletin në Torino, ndërsa ekzaminimi nuk tregoi ndonjë lëndim muskulor. Lojtari po vuan nga lodhja muskulore dhe do të ketë nevojë për shtatë ditë, ku do t’i nënshtrohet fizioterapisë para se të rikthehet në fushë,”- thuhet në faqen e klubit në internet.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›