Xavi: Mourinho, mbrojtës; Pep, romantikMesfushori i Barcelonës: Et’o ka hyrë në historinë e Barçës, Ibarhimoviçi është simpatik

Publikoje ne:
Xavi Hernandez, mesfushori më i mirë i sezonit të kaluar të Champions League, synon një tjetër trofe të kompeticionit më të rëndësishëm evropian të klubeve me Barcelonën.
Barça do të përballet të mërkurën me Interin në “San Siro”, dhe së pari midis dy prej klubeve më të mëdha në Europë ka nisur lufta mediatike.
Xavi: “Grupi ynë është një grup i madh. Është i vetmi me katër skuadra kampione të vendeve të tyre. Është kjo që më pëlqen më shumë”.
Në grupin F, përveç Barcelonës, kampione e Spanjës e Interit, kampion i Italisë, janë dhe Dinamo e Kievit, kampione e Ukrainës e Rubin Kazan, kampione i Rusisë.
Xavi flet me respekt për Samuel Eto’o, i transferuar te Interi: “Ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e Barçës. Ibrahimoviç? Është lojtar simpatik, po adaptohet shumë mirë”.
Së fundi edhe një deklaratë për trajnerin zikaltër, Hoze Mourinho. “Mësoi shumë gjëra kur ishte ndihmës të Van Gal. Me Guardiolën kanë të përbashkët obsesionin për punën. Janë dy të përjetshëm të futbollit. Ndërsa Mourinho kujdeset më shumë për mbrojtjen, Pep është më romantik, dëshiron lojë sulmuese. Është tekniku më i mirë që kam punuar”.
Sipas Xavi, Inter-Barcelona do të përfundojë në barazim.
E Hene, 14 Shtator 2009