E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi humb Lucion

Lajm i keq për Juventusin. Kampioni i Italisë nuk do të mund të llogaritë në shërbimet e qendërmbrojtësit Lucio për së paku katër muaj, kanë njoftuar mediet italiane të dielën.

Braziliani pësoi një lëndim në stërvitje para duelit me Parmën të shtunën dhe kontrollimet mjekësore kanë vërejtur se bëhet fjalë për dëmtim serioz. Tani spekulohet se Bianconerët do të vihen në kërkim të një qendërmbrojtësi të ri.

Lucio iu bashkua Juventusit më herët gjatë këtij afati kalimtar të verës si futbollist i lirë, pas shkëputjes së kontratës me Interin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›