Juventusi interesohet për Maloudan

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta ka pranuar se gjiganti italian është i interesuar për anësorin e Chelseat, Florent Malouda.
Malouda është favorit për t`u larguar nga Chelsea dhe Juventusi po shpreh interesim për të, pasi Bardhezinjtë janë në negociata edhe për mbrojtësin Alex.
“Ai nuk është lojtar i joni, por ai është natyrisht dikush që na intereson”, theksoi Marotta.