Veshja e Puyol për stërvitje apo ...

Gjëra që u hasën lehtë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Monaco. E padyshim ishte veshja e mbrojtësit të Barcelonës, Puyol. Kur doli në skenë, ai ishte i veshur me një bluzëngjyrë të verdhë të Barcelonës dhe me pantallona të shkurtra të cilat mediat spanjolle theksojnë se kjo është veshja e lojtarëve të Barcelonës gjatë turit veror.
Kjo veshje jo vetëm që ka surprizuar të gjithë, të cilët qenë veshur me kostume nga më të shrenjtat, por ka rënë në sy edhe të kolegëve të tij që e kanë komentuar. Shkurimisht pas ceremonisë vet Puyol shkruajti në Twitter: "Po shikoja çfarë mund të vishja...dhe u ndjeva më mirë me simbolin e Barçës në zemër".
Shoku i tij i skuadrës Pique komentoi po ashtu: "Eleganca në këtë gala ceremoni ishte veshja e @ Carles5puyol" . Në fund edhe Fabregas shtoi "Veshja më e mirë në ceremoni".