E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali, pa ambicie

Samir Nasri thotë se Arsenali nuk ka ambicie dhe mungesa e përforcimeve në klub kishte bërë që ai të kërkojë largimin, që u finalizua me transferimin e tij në Manchester City. Mesfushori francez po ashtu kritikon tifozët e Arsenalit, për të cilët thotë se nuk kanë pasion, ndërsa beson se në City ka mundësi më të mëdha për të fituar tituj. Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 08:34

Përforcimi i ri i Manchester Cityt, Samir Nasri ka kritikuar ish klubin e tij Arsenalin për mungesë të ambicieve dhe transferimeve. 24 vjeçari përfundoi një verë spekulimesh, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me Cityn pasi Arsenali pranoi një ofertë që besohet të jetë rreth 24 milionë funte.

Nasri hynte në vitin e fundit të kontratës së tij në Emirates Stadium, andaj klubi londinez ishte i vendosur ta shesë pasi ish futbollisti i Marseille bëri të qartë dëshirën e tij për largim. Ai pranoi se mungesa e ambicieve dhe e angazhimit të përforcimeve ishte arsyeja kryesore për largimin e tij.

“Pse nuk kam nënshkruar kontratë të re me Arsenalin? Ne filluam bisedimet në tetor, por deri në qershor nuk kam pasur asnjë lajm dhe nuk pash asgjë duke ndodhur në afatin kalimtar. Vjen koha kur ju duhet të investoni. Kam dëgjuar njerëz duke thënë se jam larguar për para. Përfitoj mirë në City, është e vërtetë, por jam 24 vjeç dhe kam arritur në një pikë vendimtare të karrierës sime. Ishte me rëndësi t’i bashkohesha një klubi me ambicie. Besoj se kam më tepër gjasa të fitoj tituj në Manchester City se në Arsenal”, tha Nasri.

Ai shtoi: “Kur kam marr vendim? Në fillim të korrikut, kur jemi kthyer për përgatitje. I kam thënë trajnerit (Arsene Wenger) se dua të largohem. A është rrezikim të kaloj në Manchester City? Ju duhet të rrezikoni në jetë. Nuk frikësohem të bëj këtë. Këtu është një ekip i madh, por gara është e mirë, ju bën të shtyni veten dhe ju ndal nga të qëndruarit në një vend. A ishte ky rasti i Arsenalit? Ndoshta”.

Nasri pozoi për fotografi në Etihad Stadium pas zyrtarizimit të transferimit të tij dhe menjëherë u prek nga entuziazmi i tifozëve të Cityt, gjë që nuk e kishte vërejtur në Arsenal. “Mund të shoh se ata janë vërtet pasionantë dhe më kujtojnë paksa Marseillen.

Arsenali ka tifozë të mirë, por jo aq pasionantë prej kur kaluan nga Highbury në Emirates. Më kujtohet kur luajtëm kundër Cityt, u mposhtëm 3-0, tifozët ishin të shkëlqyeshëm. Kjo është ajo çfarë dua. Kur luani futboll, e bëni për atmosferë të mirë”, theksoi ai. City kaloi gjithë verën në ndjekje të Nasrit dhe futbollisti është i kënaqur që çështja u zgjodh.

“Është lehtësim i madh, ishin bisedime të gjata dhe diskutime mes dy klubeve. Më në fund jam futbollistit i Cityt dhe kjo ishte ajo që kam kërkuar nga fillimi, andaj jam shumë i lumtur”, përfundoi ai. Nasri mund të debutojë për Cityn të dielën në ndeshjen e Premierligës kundër Tottenhamit. Ai bëhet përforcimi i katërt i Cityt gjatë kësaj vere, pas ardhjes së sulmuesit Sergio Aguero dhe mbrojtësve Stefan Savic dhe Gael Clichy.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›