La Liga fillon në fundjavë

Nga Express më 25 gusht 2011 në ora 22:11
Sezoni i ri në La Liga do të fillon këtë fundjavë pasi liga spanjolle e futbollit dhe unioni i futbollistëve arritën marrëveshje të enjten për pagat e papaguara duke përfunduar bojkotin e parë pas pothuajse tre dekadave.
Ndeshjet e xhiros së parë në dy ligat kryesore u shtynë vikendin e kaluar por rreth 12 orë bisedime sollën fryt dhe marrëveshja është arritur.
“Bojkoti është anuluar nga unioni i futbollistëve” tha presidenti i ligës Jose Luis Astiazaran në një konferencë për shtyp.