Juventusi ka zgjedhur Konten
Juventusi largon të gjitha dyshimet: trajneri i skuadrës për sezonin e ri quhet Antonio Konte. Që prej debutimit, Ferrara realizoi objektivin, pra kualifikimin në Champions, por impenjimet në Kombëtaren italiane përkrah Lipit e bëjnë të pamundur qëndrimin e tij te bardhezinjtë. Në qershor luhet Kupa e Konfederatave, ndërsa vitin e ardhshëm Kupa e Botës. "Zonja e Vjetër" kërkon një trajner me kohë të plotë, që do ta rikthejë menjëherë skuadrën te sukseset. Kjo ishte arsyeja përse Blank takoi ish-lojtarin, që është praktikisht i larguar nga stoli i Barit. Konte kthehet te Juve, këtë radhë jo si kapiten, por si trajner.