E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo tek elsi priten ndryshime te medha

Zhoze Murinjo është një njeri ambicioz dhe Çelsi i Roman Abramoviçit është po i tillë.
Ardhja e dytë e trajnerit portugez në stolin e klubit në “Stemford Brixh” pritet të sjellë ndryshime në një skuadër që ka pasur suksese të mëdha dy sezonet e fundit, por që ka disa lojtarë që e kanë kaluar moshën optimale për të luajtur në nivele të lartë.
Ka shumë lojtarë që lidhen me Çelsin e ri, por duket se njëri është i piketuar.
Ky është Edinson Kavani, pasi vetë sulmuesi uruguajan u shpreh se do të ishte kënaqësi të punonte me trajnerin portugez.
Anglezët mësohet se do të japin 58 milionë euro, ndërsa klauzola e tij është 63 milionë.
Kavani pohon se aktualisht po flet me skuadra të tjera, pavarësisht se ka një kontratë tek Napoli.
Ndërkaq, në shënjestër është edhe talenti i ri gjerman, Julian Draksler, për të cilin sipas mediave mund të paguhen deri 45 milionë euro, aq sa është klauzola e tij.
Së fundi, Uesli Snajder. Ndoshta, holandezi mund të kthehet të luajë për Murinjon, me të cilin fitoi Championsin, titullin kampion dhe Kupën e Italisë në vitin 2010 kur ishin tek Interi.
Por, do të duhet t’i jepen Gallatasarajit 15 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›