E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martohet trajneri i Juventusit

Trajneri i Juventusit, Antonio Konte, më në fund ka vendosur t’ia bëjë “bam” dhe të martohet.

Ai ka vënë kurorë me gruan me të cilën bashkëjetonte, Elizabetën, me të cilën ka edhe një vajzë të vogël, të quajtur Vitoria.

I ftuar në dasmë ishte edhe ish-drejtuesi i lartë juventin, Luçiano Moxhi, i dënuar pas skandalit të Kalçopolit.

Konte, ndonëse tepër i ri në moshë, ka arritur të bëhet një trajner shumë i suksesshëm duke dalë dy herë radhazi kampion i Italisë me Juventusin e tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›