E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mergim Mavraj pohon bisedimet me Lacion

Asgjë nuk ka ndodhur ende, por Mërgim Mavraj është i bindur se mund të shkojë në Itali tek Lacio.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare thekson se bisedimet me klubin italian po vazhdojnë.
Mbrojtësi hodhi poshtë lajmet e dala se mund të kishte firmosur të hënën. Lajmet dolën në një adresë në Facebook që sipas tij nuk ishte i veti.
Ndërkaq, drejtori sportiv i Lacios, shqiptari Igli Tare, mohon gjithçka.
Tare thotë se Lacio nuk është e interesuar për Mërgim Mavrajn.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›