E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventusi, me tre yje

Juventusi do ta shtojë edhe yllin e tretë në fanellën e tij, nëse e fiton titullin e kampionit në Serie A këtë sezon, njofton e përditshmja italiane, Tuttosport.

Zyrtarisht, gjiganti torinez ka 27 tituj të kampionit, pasi që Federata e Futbollit të Italisë (FIGC) ia kishte marrë dy tituj, të cilët i kishin fituar në sezonet 2005 e 2006, pas involvimit të tyre në skandalin Calciopoli.

Mirëpo, ‘Zonja e Vjetër’ konsideron se aktualisht ka 29 tituj, prandaj titulli i sivjetmë, sipas tyre do ta shtonte numrin në 30, që do të thotë se automatikisht do ta vendosin yllin e tretë.

Çdo yll prezanton 10 tituj të fituar në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›