E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, Varshava rrezikon paralizimin

Më 8 qershor, në ditën e inaugurimit të Euro 2012, me ndeshjen Polonia-Greqia,në Varshavë pritet të mbahen tri manifestime të mëdha të protestave, me rrezikun e paralizimit të qytetit.

Këtë e ka shkruar të martën e përditshmja polake Rzeczpospolita, e cila precizoi se protestat janë konfirmuar nga taksistët kundër zgjerimit së licencave, nga sindikata kundër ngritjes së moshës në 67 vjeç, për pensionistët dhe nga mbështetësit e një televizioni të katolikëve konservatorë, në mbrojtje të lirisë së shprehjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›