Nani beson në titull

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani beson se klubi nga Old Traffordi mund ta fitojë titullin e kampionit në Premierligë, përkundër barazimit befasues 4:4 ndaj Evertonit.
“Është një ndeshje e rëndësisë së veçantë, do të jetë një atmosferë fantastike. Do të jetë një lojë e vështirë, por nëse dëshirojmë ta fitojmë ligën, nuk duhet të mendojmë për atmosferën ose kundërshtarin”.
“Ne dihet të mendojmë rreth mënyrës se si luajmë dhe të mundohemi ta fitojmë takimin. Natyrisht, ne mund ta fitojmë ligën. Besojmë në kualitetet tona dhe kemi mundësi të mëdha për ta bërë këtë”, tha portugezi për MUTV.