E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abate: Milani nuk heq dorë nga titulli

Ignazio Abate thotë se askush te Milani nuk është dorëzuar në garën për titullin e Serie A.

Rossonerët tani janë tre pikë prapa Juventusit me pesë ndeshje të mbetura, por italiani shpreson se ende mund të ketë ndryshime në renditje.

“Ne duhet t`i mbushim bateritë tona mendore. Ne duhet të besojmë se mund ta fitojmë kampionatin, pasi historia na ka treguar se titujt mund të fitohen në ditën e fundit të sezonit”, ka thënë Abate për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›