Juventusi ndalet në barazim nga modestët e Rexhinës
Rexhio-Kalabria - Juventusi nuk arriti të shkojë më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e modestëve të Rexhinës. Skuadra e Klaudio Ranierit u gjend dy herë në disvantazh, por, megjithatë në fund të takimit arriti të dalë me një pikë.
Barila është autori i golit të parë për vendasit e Rexhinës në minutën e 27-të. Me rezultatin minimal 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.
Juventusi arrin të barazojë pas tre minutash lojë nga fraksioni i dytë me anë të kapitenit Del Piero, i cili ekzekuton me saktësi një penallti.
Hallfredson kalon sërish skuadrën e Rexhinës në avantazh në minutën e 69-të. Këtë herë avantazhi i vendasve do të zgjaste më pak, pasi në minutën e 73-të Kristiano Zaneti vendos barazimin përfundimtar të kësaj përballjeje.
Juventusi pas 33 javësh ndodhet në vendin e tretë me 65 pikë, dy më pak se Milani i vendit të dytë. Ndërsa, Rexhina mbetet e strukur në vendin e fundit me 24 pikë, duke rrezikuar më shumë se kurrë rënien nga kategoria.
Rezultatet dhe klasifikimin e Serisë A mund t’i gjeni duke klikuar në logon e këtij kampionati në home page.