Milani fiton pastër me Palermon në “San Siro”
Milano - Milani arriti të marrë një fitore të pastër 3-0 përballë Palermos në kuadër të javës së 33-të. Heronjtë e Milanit në këtë takim ishin Rikardo Kaka me dy gola të shënuar nga penalltitë dhe i përhershmi Filipo Inzagi.
Braziliani Kaka e kalon në avantazh skuadrën e Karlo Ançelotit që në minutën e 10-të, pasi arrin të ekzekutojë me saktësi një 11-metërsh.
Filipo Inzagi bëhet edhe një herë protagonist i Milanit, pasi arrin të dyfishojë shifrat në minutën e 19-të. Me rezultatin 2-0 në favor të vendasve mbyllet edhe pjesa e parë e takimit.
Me fillimin e së dytës Palermo mbetet me 10 lojtarë pas daljes nga loja me dy kartonë të verdhë të Bovos.
Rikardo Kaka arrin të ekzekutojë saktë edhe një penallti tjetër për Milanin në minutën e 56-të, duke e çuar rezultatin në 3-0.
Me këtë fitore skuadra e Milanit gjendet e vetme në vendin e dytë me 67 pikë, pasi Juventusi nuk arriti të shkoje më shumë se barazimi 2-2 në transfertën e Rexhinës.
Ndërsa, Palermo renditet në vendin e tetë me 49 pikë. Rezultatet e plota dhe klasifikimin e Serisë A mund t’i gjeni në logon e këtij kampionati në home page.