E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi në festë

Pritja e gjatë mori fund. Juventus, të dielën festoi titullin e kampionit në Serie A, pas fitores 2-0 ndaj Cagliarit dhe humbjes 4-2 të rivalit Milan nga Inter. Suksesi ka shije të veçantë për futbollistë si Alessandro Del Piero dhe Gianluigi Buffon të cilët i qëndruan besnik skuadrës edhe në kohërat më të vështira. Kurse, trajneri Antonio Conte synon të përfundojë kampionatin pa humbje.
Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero dhe zëvendësi i tij Gianluigi Buffon kanë udhëhequr festën pasi Bianconerët siguruan titullin në Serie A të dielën.
 

Me fitore 2-0 ndaj Cagliarit, Juventusi u shpall kampion i ri i Italisë, arritje e veçantë për gjithë skuadrën por sidomos Buffonin dhe Del Pieron të cilët i qëndruan besnik ekipit edhe pas përjashtimit në Serie B më 2006 si rezultat i skandalit Calciopoli.
Mauro Camoranesi, David Trezeguet dhe Pavel Nedved po ashtu mbetëm në Juventus gjatë asaj kohe por dy të parët kanë lëvizur kurse i treti është pensionuar, andaj Buffon lavdëroi ish bashkëlojtarët e tij për rolin e tyre në klub pas marrjes së dy titujve dhe përjashtimit nga liga elitare, gjashtë vite më parë.
 

“Sonte, pa dyshim pas Kampionatit botëror ky është gëzimi më i madh në jetën time sportive. Në fund, kjo i jep kupton frazës se puna e madhe shpaguhet. Në këto momente mendoj për disa njerëz që më duhet ti përmend, së pari Alessandro Del Piero, pasi më në fund ishim në gjendje të festojmë sërish së bashku. Po ashtu mendoj për Camoranesin, Trezeguet, Nedvedin, të cilët e merituan të jenë të përfshirë në këtë mbrëmje”, deklaroi Buffon.
Juventus është skuadra më e suksesshme në histori të futbollit italian dhe atë me avantazh të konsiderueshëm. Ky llogaritet si titulli i 28-të për Bianconerët të cilët e konsiderojnë atë të 30-tin pasi përfshijnë edhe trofetë nga sezonet 2004-05 dhe 2005-06 të marrë si dënim për Calciopoli.
“Çështje se sa tituj i kemi ka vazhduar tashmë një kohë të gjatë dhe ndoshta nuk do të përfundoj kurrë. Kam fituar pesë tituj në fushë, më pas ata i vendosën tri në CV-n time, por nuk kam çka të bëjë rreth kësaj. Mund etëm të them atë që kam përjetuar dhe festuar gjatë kësaj kohe”, shtoi Buffon.
 

Për Del Pieron, triumfi në Scudetto ishte edhe më i veçantë pas ngjarjes më 2006 edhe pse kapiteni kësaj radhe luajti rol më të kufizuar – titullar në vetëm tri ndeshje në Serie A – dhe festoi medaljen e gjashtë të fituesit në karrierë.
 

“E filloj çdo vit me synim të fitoj, Nganjëherë nuk ndodh, së fundmi po, por kjo ka shije të veçantë për atë që ndodhi më 2006. Përvoja ime ka qenë e mrekullueshme. Po i përqafoj bashkëlojtarët me gëzim dhe entuziazëm të madh, siç bëjë në çdo ndeshje pavarësisht se a luaj ose jo”, deklaroi Del Piero.
 

Trajneri Antonio Conte i cili luajti për Juventusin në zyrtarisht triumfin e tyre të fundit në Serie A më 2003, e përshkroi arritjen si “super të jashtëzakonshme” dhe vendosi synim të përfundojë sezonin “historik” pa humbje. Bianconerët duhet ti shmangen disfatës në shtëpi nga Atalanta në xhiron e fundit në mënyrë që të përsërisin arritjen e skuadrës së Milanit nga 1991-92 që e u shpall kampion pa humbur asnjë duel, edhe pse aso kohe Serie A përbëhej nga 18 skuadra.
 

“Ne shpresojmë të përfundojmë sezonin pa humbje, kjo do të ishte vërtetë historike. Është Scudetto im i parë si trajner dhe jam shumë i lumtur”, u shpreh Conte.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›