E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi nxjerr vetëm një pikë përballë Sampdorias

Bardhezinjtë e Juventusit kanë arritur vetëm një barazim 1-1 përballë Sampdorias në ndeshjen e Serie A të zhvilluar në Olimpiko të Torinos, duke 'humbur' kështu dy pikë të rëndësishme që do të mund ta ngushtonin diferencën ndaj liderit të tabelës Interit. Djelmoshat e trajnerit Claudio Ranieri e panë vetën në disavantazh pas vetëm 10 minutash lojë, pas golit të shënuar nga Giampaolo Pazzini, që ishte edhe i vetmi i pjesës së parë të ndeshjes. Rezultatin për Juventusin e barazoi sulmuesi brazilian Amauri, i cili shënoi në minutën e 62-të të ndeshjes. Me pikën e fituar Juve mbledh 47 pikë në vendin e dytë, gjashtë më pak se Interi, dhe dy më shumë se Milani, ekipe të cilat sonte do të ndeshen në derbin më interesant të Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›