Marok,kapen 3 tonë hashash i presuar

Në veri të Marokut u sekuestruan sot në bordin e një kamioni me targa spanjolle i ngarkuar me patate rreth tre tonë hashash i presuar, bënë të ditur burime zyrtare. Gjatë kalimit të makinës në skaner në portin Tanger, doganierët vëzhguan forma të dyshimta mes thasëve me patate. ''Pas kontrollit që u krye u zbuluan disa pako 20 kilogramëshe'', deklaruan të njëjtat burime. Doganierët bënë të mundur sekuestrimin e 3,2 tonëve drogë që arrinte vlerën e 3,8 milionë eurove.