Thaçi:Kosova gati për festën e pavarësisë

Kryeministri Hashim Thaçi theksoi se janë marrë të gjitha masat nga mekanizmat adekuatë vendorë dhe ndërkombëtarë që përvjetori i parë i Pavarësisë të kremtohet me dinjitet dhe në qetësi. Pretendimi për shantazh nga Beogradi do të jetë njëherë e përgjithmonë i dështuar, tha kryeministri Thaçi, në mbledhjen e Qeverisë, ku është diskutuar programi i organizimeve për shënimin e njëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Sipas Thaçit, janë bërë të gjitha përgatitjet për shënimin dinjitoz të kësaj date historike për popullin e Kosovës. Për mbulimin e aktiviteteve të parapara për këtë ditë, Qeveria ka ndarë një shumë prej 150 mijë euro. Ka mbetur edhe pak kohë për të shënuar edhe zyrtarisht përvjetorin e parë të Kosovës shtet i pavarur, sovran dhe demokratik. Tani më festimet kanë filluar anembarë Kosovës dhe kudo që jetojnë shqiptarët shtoi Thaçi