Kinë,parashikohet rënie ekonomike

Qeveria e Kinës ka paralajmëruar për rrezikun e trazirave sociale nëse ekonomia pëson rënie.Vetëm javën që shkoi kryministri kinez u shpreh shumë i vendosur se ekonomia e saj do të rritej me 8% këtë vit.Ndërsa Banka Botërore ka tjetër parashikim duke thënë se ekonomia kineze do të rritet vetëm me 6.5%.Ndryshimi është shumë i madh, 8% konsiderohet si një shifër magjike, kjo shifër konsiderohet si minimumi që këkrohet për të siguruar një punësim të qëndrueshëm, rritjen e të ardhurave si edhe për të ndaluar trazirat e mundshme sociale.Banka thotë se Kina është në një pozitë më të mirë ekonomike sesa vendet e tjera, por paralajmëron se rreth 25 milionë punëtorë mund të humbasin vendet e tyre të punës për shkak të rënies së eksportit nga Kina.