E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juxhin Çela: Rezervat e mia për FRESSH dhe platforma për një drejtim ndryshe

Share

24 vjeçari nga Fieri, Juxhin Çela, student masteri për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës dhe drejtues i një organizate jofitimprurëse, është një nga gjashtë kandidatët për kryetar të FRESSH-it. Në ditën e parë të fushatës, që do çojë në zgjedhjet e 12 qershorit, ai paraqet platformën dhe vizionin e tij. Ridimensionimi i FRESSH-it për të qenë më afër shtresës së mesme dhe asaj në nevojë, ashtu si duhet të bëjë gjithë e majta, Shkolla Rinore e Mendimit, bashkëpunimi me PS-në, meritokracia brenda FRESSH-it, por dhe me forumet e Rinisë Laburiste të Anglisë dhe PASOK-ut, janë disa nga pikat e programit të tij.

Pse një i ri duhet të angazhohet në politikë?

Në platformën time, apo në atë që unë e quaj strategjia për të krijuar një forum aktiv dhe jo të krijojmë kukulla të komanduara vetëm për interesa votash, parashikoj një përfshirje aktive të të rinjve në politikë. Unë po angazhohem për të reklamuar disa ide reformatore në lidhje me FRESSH-in dhe këto ide nuk kanë vetëm autorësinë time, por kanë origjinë në një diskutim të gjerë me të rinj të tjerë nga shtresa e mesme dhe të gjithë atyre të rinjve të cilët lëvizin me autobus dhe hanë nëpër mensa dhe studiojnë nëpër salla të tejmbushura, këto janë idetë tona, jo vetëm të miat. Unë nuk jam për të rinj të fortë, të cilët lëvizin me Benz-a dhe e shohin këtë forum si mënyrë për tu bërë drejtorë apo për tu punësuar më pas në administratë etj. Ky për mua është një iluzion që nuk përfaqësohet apo adoptohet nga askush tashmë në PS dhe kjo duhet të bëhet e qartë.

Çfarë përmban programi juaj dhe cili është vizioni që keni për FRESSH-in?

Ne jemi për një kthesë më pranë ideologjisë, duke shërbyer si një promotor dhe katalizator i ideve të të rinjve socialistë dhe të promovimit të tyre, talenteve dhe shqetësimeve të tyre. Inkurajoj gjithashtu idenë e krijimit të disa grupeve edhe nëpër rrethe të cilat do të përbëhen nga anëtarë të cilët kanë interesa të përbashkëta në fusha të caktuara, si drejtësia, ekonomia, etj, që do të jenë motori i formimit të ideve për qëndrime të caktuara, ku të rinjtë socialist do të mbajnë edhe deklarata për ngjarje të caktuara, si p.sh. në rastet kur kemi votimin e një projektligji, duke tentuar që të rinjtë të ndikojnë aktivisht në politikën aktive dhe ngjarjet e vendit, me ide të ardhura dhe të diskutuara nga çdo grupim i ngritur të rinjsh.

Pjesë tjetër do të jetë Shkolla Rinore e Mendimit e cila do të ketë dy funksione: së pari ajo do të krijojë një tryezë debatesh, idesh midis anëtarëve të cilësuar dhe kryesisë së FRESSH dhe Partisë Socialiste. Atje do të diskutohet mbi mprehjen ideo-politike të së majtës, teorikisht dhe për çështje pragmatike të aktualitetit, duke u bërë pjesë në mënyrë diktuese dhe përfshirëse në politikën aktive.

Mprehja e ideve të majta do të shërbejë edhe për vetë ata që marrin vendime tek Partia Socialiste, duke u dhënë atyre një ide më të mirë teorike mbi ato që një i majtë evropian duhet të bëjë dhe nuk duhet të bëjë lidhur me një çështje. Kjo është shumë e rëndësishme sepse do të krijojë edhe njohjet midis kryesisë së partisë dhe anëtarëve më të mirë të forumit, atyre që duan të avancojnë më lartë tek elita. Por Shkolla Rinore e Mendimit do të ketë edhe një funksion tjetër: në tryezë do të marrin pjesë shpesh edhe figura të rëndësishme të forumeve rinore socialiste të Europës Perëndimore, si për shembull, anëtarët e Rinisë Laburiste të Anglisë apo Rinisë së PASOK-ut në Greqi, me të cilët kemi edhe kontakte, por edhe kujtdo që ndan të njëjtat vlera me ne.

E majta nuk duhet të jetë më një fjalë romantike, por një alternativë reale për zgjidhjen e problemeve dhe përfaqësimin e kategorive të caktuara, ne dëshirojmë që të ngremë një diskutim të gjerë mbi të majtën në nivel praktik dhe teorik edhe nëpërmjet të rinjve.

E majta ndoshta duhet të ridimensionohet për të qenë më afër shtresave në nevojë dhe për këtë mund të ndihmojnë edhe të rinjtë. Kjo do të realizohet nëpërmjet strategjisë që ne kemi.

Të gjithë ata që duan të lexojnë më shumë në lidhje me platformën i ftoj të më ndjekin në Twitter dhe Facebook, në llogarit me emrin tim, Juxhin Çela.

Sa shanse ka të bësh fushatë brenda FRESSH?

Unë shpresoj ta fitoj këtë garë nëpërmjet atyre të rinjve dhe të rejave, të cilët kanë shpresë, energji dhe vullnet për ti ndryshuar gjërat, të rinj që duan të ecin sa më lart brenda FRESSH me baza meritokratike, të rinj që duan të votojnë për ekzekutimin e ideve dhe platformës që ti ke. Kam përshtypjen se zhgënjimi është i madh nga administrimi i periudhës së fundit të FRESSH, ku të rinjtë gjatë kësaj kohe nuk janë vlerësuar për kontributin e tyre.

Në një moment ku kemi 5 kandidatë, të cilët kanë mjaft ide dhe platforma, si dhe mbajtësen aktuale të postit për të cilin konkurrojmë. Kjo e fundit duket se më shumë po mendon dhe po merret me qeverinë dhe të keqen e këtij vendi, sesa me një platformë reale në lidhje me FRESSH. Ajo duket sikur është dorëzuar ndaj idesë së të paturit të një platforme pasi nëse do e kishte realisht çdokush do të mund të pyeste pse nuk e realizoj?

Sa shanse ka që fushata të ndikojë tek rezultati yt në votime?

Unë besoj se ka. Gjithashtu pas çdo takimi dhe prezantimi të platformave në çdo qytet do të ketë një sondazh në faqen e sekretariatit të rinisë në Facebook, ku do të tregohet reagimi apo perceptimi i parë ndaj kandidatëve.

Kush vlen më shumë në gara të tilla, profili publik apo njohja konkrete me strukturat?

Besoj se njohja me strukturat nuk mjafton dhe nuk duhet të mjaftohen, strukturat pa një energji dhe vullnet i ardhur nga qendra, i cili është i mirë menduar, i diskutuar nga të gjithë anëtarët dhe i ideuar nga ata vetë nuk mund të bërjen e një pune të mirë. Profili publik gjithashtu nuk është i vlefshëm pa këto që përmenda më sipër, janë idetë e dala së bashku nga diskutimi të gjithë anëtarët ato që diferencojnë.

Çfarë mendoni se ju diferencon nga kandidatët e tjerë?

Shumica e kandidateve të tjerë janë të rinj dhe uroj të kenë ide të bukura, nuk i kam parë ende plotësisht platformat e tyre, si pasojë nuk mund të flas për ta, por për idetë e mia. Unë mund të them vetëm këtë, n.q.s kandidatët e tjerë kanë të njëjtin vullnet për ndryshim dhe të njëjtën forcë dhe dëshirë për ta reformuar realisht këtë forum, atëherë i ftoj të konkurrojmë në një nga garat më të bukura dhe të drejta për platformat tona. E uroj vërtet këtë. Ndryshimi mbetet mbi vlera, strategji, besime, vullnet dhe energji për reformimin e FRESSH-it.

Sa ndikon preferenca e lidershipit të PS në këtë garë?

Nuk kam asnjë arsye ta besoj këtë gjë, nëse do të ndodhte apo do e vija re diçka të tillë, do të isha i pari që nuk do e pranoja dhe do reagoja. Ky është një vendim që

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›