Lidhet me Tropojë
Një deklaratë e Noisy për shtojcën e Gazetës Shqiptare “Bluetooth”, se është në lidhje me këngëtaren kosovare, ka qenë lajmi i ditës gjatë ditës të martës.
Këngëtarja, e cila për një përiudhë disavjeçare kishte bashkëjetuar me Milot Binakun, një instrumentist, kishte jetuar një jetë enigmatike dhe deri më tani nuk ka folur shumë për lidhjet e saj private.
Madje, ajo kishte dhënë një intervistë për Express disa muaj më parë dhe kishte thënë se është beqare dhe se është duke i shkuar mirë një jetë e këtillë.
Por, intervista dhënë “Bluetooth” ka qenë fundi i enigmës së më kë është në lidhje ylli kosovar.
Në këtë intervistë, e cila ende nuk është botuar e plotë, Noisy thotë se është në lidhje me Genta Ismajlin.
Ç’është e vërteta, Noisy edhe më parë kishte thënë se është duke “përzier” me një këngëtare të estradës, por vetëm tani ka folur hapur për këtë lidhje.
“Nuk mund ta mohoj. Jam në lidhje me këngëtaren Genta Ismajli”, citohet të ketë thënë Noizy për Bluetooth.
Përpos kësaj, reperi problematik nga Shqipëria, Noizy ka folur edhe për një “hesap” që, sipas tij, e ka me këngëtarin tjetër nga Kosova, Blero.
Ai ka thënë se pritet që t’i përgjigjet edhe akuzave të këngëtarit. Më herët Noisy kishte pasur një zënkë me Bleron, por ishte thënë se këngëtarët janë pajtuar. Tashmë Blero është duke e kaluar më shumë kohën në Tiranë, ku është duke marrë pjesë në Top-Fest 8.
Ndryshe, Express ka tentuar që të kontaktojë me Gentën gjatë gjithë ditës së martë, por kontakti më të ka qenë i pamundur.
Vazhdimisht këngëtarja nuk ka ngritur receptorin e telefonit dhe si duket ky ka qenë shkaku që ajo mos t’u përgjigjet telefonatave të shumta për mediat e ndryshme kosovare.
Pak para këtij lajmi, Genta Ismajli e kishte hapur një kanal në faqen e saj në Youtube.com, ku kishte paralajmëruar disa hite në këtë kanal.
Paralajmëron hit
Nga ana tjetër, këngëtarja Genta Ismajli ka paralajmëruar për media se do të lansojë një këngë që mendon se do të bëhet hit në Evropë. Pasi dështoi në disa këngë me pop muzikë, por edhe me tekno, tani Genta ka menduar të bëjë sukses me një rok-baladë, “Poison”. “Sapo dëgjova këngën time ‘Poison’, e cila do të jetë një hit në gjithë Europën”, ka thënë Genta, e cila prej disa kohësh po i mungon tregut muzikor.
Bashkëpunon me Berman Brothers
Genta po ashtu ka paralajmëruar se është duke bashkëpunuar me vëllezërit Berman, të cilët janë fitues të çmimit Grammy. Berman Brothers kanë fituar dy çmime Grammy Awards dhe janë producentët e këngës hit “Who let the dogs out” nga Baha Man. “Unë do të punoj edhe në të ardhmen me Berman Brothers, të cilët kanë fituar dy çmime Awards”, ka thënë më tej Genta, e cila edhe më herët kishte tentuar të futet në tregun global të muzikës. Këngëtarja seksi ka thënë gjithashtu se në SHBA ka kryer takime me një emër të njohur si Richard Perry - bashkëshorti i aktores së famshme Jane Fonda. Sa i takon tregut shqiptar, shumë shpejt Genta do t’u dhurojë fansave një CD me këngët e saj më të mira ndër vite, ku nuk do të mungojnë edhe 5 krijime të reja.