K. Veriut angazhohet për denuklearizim të gadishullit
Pekin - Koreja e Veriut kërkon paqe për mbarë rajonin prandaj edhe do të shtojë angazhimin e saj për eliminimin e armëve bërthamore nga i gjithë Gadishulli Korean . Sipas liderit të shtetit Kim Jong-il, "Koreja e Veriut do të angazhohet për denuklearizimin e pjesës veriore të Gedishulit Korean dhe shpreson për një bashkekzistencë paqësore me të gjitha palët", citon Reuters.