OKB: Kufijtë e Gazës duhen hapur plotësisht
Gaza - Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se kufijtë e Gazës nuk duhen hapur vetëm për ndihmat por duhen hapur plotësisht.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Ndihmës për Palestinezët në Kombet e Bashkuara Filipo Grandi, në deklaratën e bërë për gazetarët në Bashkimin Evropian tha se një qytet me popullsi 1 milionë e gjysmë banorë nuk mund të rimëkëmbet vetëm me ndihma.
Grandi tha se nevojiten 350 milionë dollarë për të riparuar ndërtesat e rrënuara gjatë sulmeve 3 javore, për të ndërtuar ndërtesa të reja, për të rihapur shkollat dhe qendrat mjekësore e për të bërë të mundur kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre.