E Shtunë, 31 Tetor 2026

K. e Veriut, lideri Kim Jong-Il shfaqet në publik

Lideri koreanoverior Kim Jong-Il, për të cilin media koreanojugore informoi se vuan nga kanceri në pankreas, ka vizituar një uzinë të ndërtuar së fundmi në kryeqytetin e vendit, Phenian. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia zyrtare koreanoveriore. 67 vjeçari Kim Jong-Il, 67 vjeç, vizitoi sallat e uzinës së tjegullave në Taedonggang, bëri të ditur mbrëmjen e së hënës pa dhënë hollësi për datën e vizitës, agjencia qendrore e lajmeve KCNA në përmbledhjen e saj të fundit të aktiviteteve të numrit një të Koresë së Veriut. Në fillim javë, një televizion kabllor informativ i Koresë së Jugut, YTN, raportoi se lideri koreano verior është diagnostikuar me kancer i pankreasit dhe se dyshohet se ai mund të ketë goditur nga një iktus celebral në gusht të vitit 2008-të. Gjithashtu u tha se Kim Jong Il, mund të mos jetojë më shumë se 5 vjet. Zyrtarë koreanojugorë dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit njoftuan se nuk kanë asnjë informacion lidhur me këtë çështje. Shëndeti i liderit koreanoverior është bërë objekt i vëmendjes ndërkombëtare, pasi asnjë njoftim zyrtar nuk është bërë lidhur me pasuesin e tij në krye të regjimit. Marrëdhëniet mes Phenianit dhe pjesës tjetër të botës janë acaruar muajt e fundit për shkak të vazhdimit nga ana e tij të programit atomik, i karakterizuar nga një provë bërthamore zhvilluar së fundi dhe që u pasua nga lëshimi i një serie raketash dhe një sërë testesh nuklerare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›