Rama fiton bindshëm kreun e PS-së
28/09/2009 Anëtarësia socialiste vendos me votë të rikonfirmojë kryetarin aktual
Kandidati Lakrori merr një numër simbolik votash në këtë përballje
Anëtarësia socialiste vendos që të vijojë të drejtohet nga kreu aktual i Partisë Socialiste Edi Rama. Kjo u konfirmua të paktën nga rezultatet paraprake të bëra publike dje nga Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste. Kështu, në bazë të këtyre rezultateve tashmë Edi Rama rezulton të jetë fitues i garës për kreun e ri të kësaj partie, ku përballë tij garoi dhe anëtari i Asamblesë Kombëtare Maqo Lakrori. Më datën 26 shtator 2009 u zhvilluan zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në 383 njësi vendore, në të cilat u hapën 386 qendra votimi, ku anëtarësia e kësaj partie u thirr për të votuar sipas parimit “një anëtar, një votë”. Në deklaratën për shtyp të komisionit të zgjedhjeve në PS bëhet me dije se “nga rezultatet paraprake jozyrtare të administruara në mënyrë operative nga 37 komisionet rajonale rezulton se në zgjedhje morën pjesë rreth 56 000 anëtarë të PS-së, që e shprehur në përqindje pjesëmarrja e anëtarëve të PSSH-së në këto zgjedhje rezulton 65 %”. Për kandidatin Edi Rama kanë votuar rreth 51 000 anëtarë, ose rreth 93% e anëtarëve pjesëmarrës në votim, ndërsa për kandidatin Maqo Lakrori kanë votuar rreth 3700 anëtarë, ose rreth 6.7 % e pjesëmarrësve në këtë proces. Ndërkohë këto ishin rezultatet paraprake nga administrimi i procesverbaleve dhe dokumentacionit zgjedhor për 20 komisione zgjedhore rajonale, nga 37 që janë gjithsej. Në këtë mënyrë, edhe pse ende nuk ka një shifër përfundimtare, e për më tepër një rezultat zyrtar mbi këto zgjedhje, shihet qartë se tashmë kreu në detyre i PS-së Edi Rama do të vazhdojë ta drejtojë këtë parti dhe për një mandat tjetër. Por në deklaratën e tij Rama ka bërë të qartë se ky mandat do të jetë katërvjeçar, ndërkohë që pas dy vjetësh të gjitha strukturat drejtuese në bazë të statut të kësaj partie do t’i nënshtrohen zgjedhjeve të reja. Pra, nëse pas dy vjetësh e gjithë Partia Socialiste do të riorganizohet, pra do të rifreskojë forumet e saj drejtuese, vetëm posti i kryetarit të partisë nuk do t’i nënshtrohet një procedure të tillë. Kjo jo bazuar në statut, por vetëm në deklaratat e ardhura nga kryetari i rizgjedhur i PS-së Edi Rama. Por fillimisht pas shpalljes në mënyrë zyrtare të rezultatit zgjedhor Partia Socialiste do të rishqyrtojë dhe një herë tjetër vendimin e saj ndaj institucioneve të dala nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit.
Kompetencat e kryetarit
Me zgjedhjen e kreu të ri të Partisë Socialiste priten të tjera zhvillime brenda kampit rozë. Nisur nga vetë atmosfera e krijuar brenda radhëve socialiste, nuk përjashtohet dhe rifreskimi i anëtarësisë së Kryesisë dhe i Sekretariatit Ekzekutiv në PS. Kjo nisur nga kompetencat që statuti i PS-së i jep kryetarit të partisë. Neni 26 i kushtetutës së PS-së përcakton se “Asambleja Kombëtare e PS-s zgjedh Kryesinë e PS-së dhe numri i anëtarëve të Kryesisë miratohet nga AK me propozim të kryetarit të Partisë. Kryetari i PS-së paraqet listën e plotë me kandidatura për anëtarë të Kryesisë së PS-së.” Por ndërkohë një tjetër kompetencë e kryetarit të PS-së lidhet dhe zgjedhjen e Sekretariatit. “Asambleja Kombëtare e PS-së, me propozim të kryetarit të Partisë, miraton numrin dhe strukturën e Sekretariatit. Kryetari i Partisë i paraqet AK-së për miratim kandidaturat për sekretarë të PS-së për secilin post. AK-ja mund të kërkojë votimin me kandidatura alternative për funksione të veçanta. Çdo kandidaturë alternative për poste të veçanta për sekretar të PS-së duhet të ketë mbështetjen e 20% të anëtarëve të AK-së”, - përcakton statuti.
Zgjedhjet në PS
Kundërshtarët e Ramës bojkotojnë votimet
Kundërshtarët e linjës zyrtare në Partinë Socialiste bojkotuan zgjedhjet për kreun e ri të kësaj partie. Në fakt, ndërmarrja e një veprimi të tillë ishte paralajmëruar prej kohësh nga përfaqësuesit e Lëvizjes për Mendimin Ndryshe në PS, i konkretizuar në zgjedhjet e së shtunës, në të cilat ato preferuan të mos marrin pjesë. Këtë qëndrim kundërshtarët e Ramës e argumentuan me faktin se një garë e tillë nuk garantonte asnjë standard, për arsye se ato u thyen kur kreu aktual i PS-së Edi Rama vendosi të rikandidojë, në vend që të largohej nga drejtimi i partisë, e cila humbi në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Nisur nga ecuria e procesit zgjedhor, kundërshtarët e Ramës kanë konstatuar se komisionerët që mendojnë ndryshe nga një pjesë e Partisë Socialiste janë shkarkuar në mënyrë arbitrare, gjë që nuk jep garanci të madhe kësaj gare. Për këtë arsye, në gjykimin e tyre tashmë e vetmja gjë e rëndësishme është ajo çfarë do të ndodhë pas këtyre zgjedhjeve, pra se cilat do të jenë zhvillimet, sidomos lidhur me qëndrimin që do të mbajë PS-së ndaj institucioneve të vendit.
Votimi
Kreu aktual i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të vijojë të drejtojë këtë parti dhe për një mandat tjetër, dhe kjo u vendos nga vetë anëtarësia e kësaj partie. Rreth 93 për qind e votave të saj kanë qenë për zgjedhjen e Ramës në krye të PS-së.
Pjesëmarrësit
Rreth 56 000 anëtarë të PS-së, që e shprehur në përqindje pjesëmarrja e anëtarëve të PS-së rezulton se në këto zgjedhje ishte mbi 65%, iu drejtuan kutive të votimit të shtunën e 26 shtatorit për të zgjedhur kryetarin e tyre.
Anëtarësia
82 177 ishte numri i anëtarëve të Partisë Socialiste që u thirrën fundjavën e kaluar për të marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj partie. Megjithatë, nga rezultatet paraprake u vu re se jo e gjithë anëtarësia ishte pjesë e votimit.