Kryediplomati shqiptar lobim për njohjen e Kosovës
28/09/2009 Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta takon homologun indonezian
Zyrtari i lartë shqiptar merr pjesë në takime të rëndësishme
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta ka kërkuar mbështetjen e Indonezisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës gjatë një takimi të veçantë me ministrin e Jashtëm indonezian Hasan Uirajuda. Lidhur me çështjen e Kosovës Meta vuri në dukje se pavarësimi i shtetit të ri të Kosovës është një fakt dhe proces i pakthyeshëm, i cili ka ndikuar mjaft pozitivisht në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Duke respektuar qëndrimin e palës indoneziane për çështjen e Kosovës, zëvendëskryeministri Meta shprehu dëshirën që ky realitet të njihej e reflektohej edhe në politikat e qeverisë indoneziane. Në këtë takim, i cili u zhvillua gjatë qëndrimit të kryediplomatit shqiptar në Nju-Jork në kuadrin e pjesëmarrjes në sesionin e 64-t të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u trajtuan kryesisht çështje të bashkëpunimit dypalësh, situata në rajon e në veçanti çështja e Kosovës. Ministri Meta vuri në dukje rëndësinë që Shqipëria u kushton marrëdhënieve me Indonezinë dhe vlerësoi rolin e këtij vendi në rajon e në organizmat ndërkombëtarë. Ai u shpreh për shtimin e kontakteve midis dy ministrive të jashtme në të gjitha nivelet si dhe kompletimin e kuadrit ligjor të bashkëpunimit reciprok.
Gjatë qëndrimit në Nju-Jork zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta mori pjesë gjithashtu në disa veprimtari shumëpalëshe, si Takimi Ndërkombëtar mbi Partneritetin për Sigurimin e Ushqimit dhe Takimi Vjetor i Miqve të Aleancës së Civilizimeve. Në fjalën e tij në Forumin e Aleancës së Civilizimeve Meta vuri në dukje punën e bërë nga qeveria shqiptare në kuadrin e realizimit të synimeve të Aleancës dhe shprehu vullnetin dhe angazhimin e qeverisë së re për të vazhduar më tej në këtë drejtim. Gjithashtu ministri Meta ka marrë pjesë në një takim me përfaqësues të diasporës, që kanë dhënë kontributin e tyre kulturor, social e ekonomik në shoqërinë amerikane.
“Vizat, angazhimi kryesor”
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta në një intervistë dhënë për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se në takimet që delegacioni shqiptar ka pasur në këtë sesion të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së qëllimi dhe angazhimi kryesor ka qenë çështja e liberalizimit të vizave të Shqipërisë me BE-në. Meta nënvizoi se çështja e Kosovës ka zënë vend në bisedat e zhvilluara me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.