E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

KAS gjobit kryebashkiakun Suli dhe sekretarët e Përgjithshëm të 5 ministrive, rrëzon kërkesën e Partisë së Lirisë

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli si dhe 5 sekretarë të përgjithshëm të 5 ministrive janë dënuar me gjobë nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ.

Rakip Suli u gjobit me 100 mijë lekë gjobë për shkelje të rregullave për garë të barabartë në fushatë elektorale, duke përdorur për reklamim të tyre, faqen zyrtare në rrjetet sociale të institucionit që drejtojnë. 

Ripostoi aktivitete të postuara në faqen zyrtare të kryetarit, njëkohësisht kandidatit për kryetar të cilat kanë efekt elektoral.

Gjithashtu u gjobitën me nga 2500 lekë sekretarët e Përgjithshëm të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Drejtësisë, Shëndetësisë dhe Financave, për shkak se kanë kryer fushatë në rrjetet sociale, në llogaritë në Facebook të ministrive respektive.   Po sot Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve rrëzoi kërkesën ankimore të Partisë së Lirisë për caktimin e anëtarit të katërt të grupeve të numërimit të votave, për zgjedhjet e 14 majit. Pas këtij vendimi, anëtari i katërt i numërimit të votave të Partisë së Lirisë do të ndahet me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet.   /rtsh.al/
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›