Mediu: Rinia, forca që duhet të ndryshojë politikën dhe vendin

Një bashkëbisedim për ‘Familjen, Besimin dhe Lirinë’, bëri bashkë të rinjtë Republikan me Senatorë dhe Kongresmenë Amerikanë, Deputetë Britanik, Gjermanë, Austriak dhe parlamentit Europian. Duke u ndalur në rolin e një politikani, vlerësimin e të drejtave dhe lirisë kreu Republikan Fatmir Mediu vuri theksin te forca e rinisë.
Mediu kërkoi nga të rinjtë që në këtë moment të shfrytëzojnë mundësitë për të bërë më të mirën për vendin, ashtu siç bën studentët në dhjetor të vitit 1990.
Partia Republikane mbështet në zgjedhjet e 14 majit, kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, për kryetar bashkie ndërsa ka listën e saj për anëtarë të këshillave bashkiak.
/RTSH/