E Enjte, 5 Nëntor 2026

Gara për kryetarin e PD, ja kalendari i procesit

PD e opozitës po ecën me shpejtësi drejt zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë, pas humbjes së saj në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, humbja e tretë radhazi e kësaj partie.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana, gjatë një konferencë për shtyp spjegoi procedurat. “Kemi kryer konstituimin përfundimtar të Komisionit, në kuptimin që jemi plotësuar me 4 anëtarë përfaqësues të 4 kandidatëve. Kemi bërë mbledhjen së bashku me ta” tha zoti Gjana.
Sipas tij kryesitë e degëve në rrethe të PD dhe kandidatët janë të detyruar të sjellin në Komision të PD emrat e anëtarëve të Komisioneve. Ndërkaq është përcaktuar një periudhë kur do të merremi me trajnimin e komisionerëve. 
Deri në datë 6 qershor komisioni do të miratojë modalitetet e fletëve të votimit dhe do hedhi shortin e renditjes së kandidatëve.
Në datën 7 qershor do të miratohen vendvotimet bazuar në propozimet e degëve dhe listën e votuesve si dhe modalitetet e fletës së votimit deri në datën 8 qershor. 
Materialet e procesit të votimit do të tërhiqen në datë 11 qershor deri në orë 4 pasdite nga kryetari i Komisionit dhe secili nga përfaqësuesit e kandidatëve që dëshiron.
Zoti Gjana tha se numërimi i fletëve do të kryhet nga ora 7 e gjysëm dhe do të vazhdojë deri në përfundim. Deri në datën 14 në orën 8 do të sillen materialet në Komisionin e Partsë ku do të bëhet përmbledhësja e procesverbaleve e do shpallet fituesi. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›