PS mbledh asamblenë më 2 qershor, 10 ditë më pas mbahet Kongresi

Në selinë e PS sot është vendosur që, Asambleja e Partisë Socialiste, do të mbahet pasditen e 2 qershorit, në orën 18:00 tek Liqeni Artificial. 10 ditë më pas, në datë 12 qershor, socialistët do të mbajnë Kongresin e partisë, në përvjetorin e 30 të Partisë Socialiste. Më herët, kryetari I PS, Edi Rama, ka thënë se një arsye pse është vendosur kjo datë ka të bëjë me numrin e viteve të qeverisjes së socialistëve, përllogaritur në tre mandate të fituara rresht.
Marrë shkas nga këto ngjarje madhore, fitoren e 25 prillit dhe 30-vjetorin e 12 qershorit, kreu i PS-së, mblodhi në një takim në Pallatin e Brigadave 2 ‘grupet parlamentare’ të forcës së tij politike, atë aktualin që punon deri në shtator dhe atë në pritje, që merr stafetën me legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.