Mbyllet rinumërimi në Durrës, nuk ka ndryshim të mandateve

Nuk ka surpriza. Rinumërimi i 108 kutive të votimit të qarkut Durrës, nuk ka sjellë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve. Pavarësisht pretendimeve, LSI nuk arrin të fitojë mandatin e deputetit. Diferenca e votave që ndante mandatin e LSI-së është ulur me dy vota, nga 136 në 134. Kështu, rezultati nuk ndryshon, PS 8 mandate, PD 6 mandate.