E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himni i Kosovës, tashmë me tekstin e tij

Himni i Kosovës, ka edhe tekstin e tij. Ai ka nisur të shpërndahet nëpër internet. Kjo iniciativë, është ndërmarrë nga vetë kompozitori, pavarësisht refuzimit nga ana e komunitetit ndërkombëtar për te rene ne nje mendje me tekstin e himnit shtetëror.
 

Teksti i shkruar nga vetë kompozitori Mendi Mengjiqi, tre vjet më parë, një javë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, 2008, nuk kishte tekstin, por ai tani është i njohur për të gjithë.
 

Kompozitori Mengjiqi ka vendosur ta sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke e shkruar vetë tekstin dhe duke e kompletuar himnin në mënyrë që të përdoret nga kosovarët në versionin normal.
 

Himni tashmë ka nisur të përdoret nëpër ceremoni private nga shqiptarët e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›