Ahmeti takon kongresmenin amerikan Deasly

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka realizuar takim me kongresmenin amerikanë David Deasly dhe dy këshilltarët amerikanë, Munser Fatafat de Darry Ros.
Zhvillimet e fundit politike në vend dhe rajon si dhe integrimi i vendit në strukturat euroatlantike kanë qenë temat për të cilat kryetari Ahmeti ka biseduar me zyrtarët e lartë amerikanë. Kryetari Ahmeti i informoi ata për ndodhitë e fundit në vend, duke theksuar se partia e tij, është e angazhuar në Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëveshje kjo e cila ka venduar bazat e një shteti shumë etnik dhe shumë funksional. Ai theksoi se prioritet i partisë së tij si pjesë e qeverisë është integrimi i vendit në strukturat euroatlantike”.
Bashkë biseduesit konstatuan se anëtarësimi në NATO dhe Bashkimin Evropian është alternativë e vetme për vendet e rajonit dhe se duhet sa më shpejt që të arrihet zgjidhje e pranueshme për emrin në mes Athinës dhe Shkupit zyrtar për emrin dhe të zhbllokohet procesi integrues i Maqedonisë.