E Shtunë, 31 Tetor 2026

KDI: Ministria e Infrastrukturës favorizon kompani të caktuara

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka kritikuar Ministria e Infrastrukturës për aplikimin e kritereve favorizuese në tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale.

Vlera e këtij tenderi është rreth 7.5 milion euro dhe rastiështë raportuar nga disa operatorë ekonomikë në ueb portalin, që ka krijuar KDI/TIK për t’u mundësuar bizneseve raportimin e rasteve të korrupsionit në prokurimin publik.

Isuf Zejna hulumtues kryesor i projektit, Transparenca në Prokurimin Publik ka thënë se Ministria e Infrastrukturës me dosjen e tenderit ka aplikuar kushte të cilat pamundësojnë konkurrencën e lirë dhe të drejtë ndër operatorët ekonomik, duke i favorizuar operatorët të cilët në tri vitet e fundit kanë kryer mirëmbajtjen e rrugëve.

Përcaktimi i këtyre kritereve është një barrierë e pakalueshme për kompanitë e tjera të cilat nuk kanë pasur në tri vitet e fundit kontrata në mirëmbajtjen nacionale dhe regjionale të rrugëve. Edhe kompanitë të cilat kanë kryer mirëmbajtje të rrugëve në nivelin komunal të cilat potencialisht mund të plotësojnë kushtet dhe kapacitet teknike, e kanë shumë të vështirë të konkurrojnë në këtë tender për shkak të përcaktimit të kritereve favorizuese.

Në tri vitet e fundit kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë qenë pothuajse të njëjtat, gjë e cila e bënëkonkurrencën jo-lojale në mes të operatorëve ekonomik.

Mëtutje Zejna ka deklaruar se kontratat për mirëmbajtjen e rrugëve edhe në të kaluarën kanë qenë problematike dhe të njëjtat nuk janë audituar nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, si rezultat i kërkesëssë prokurorisësë EULEX-it, për të mos dëmtuar provat aktuale. Madje në vitin 2011, këto kontrata ishin vazhduar pa procedura të hapura të tenderimit për kompanitë e njëjta dhe në këtë formë vet ZAP ka konstatuar shkelje të ligjit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›