E Diel, 1 Nëntor 2026

Beogradi: Provokim, zyra e qeverisë së Kosovës në veri

Sekretari në ministrinë për Kosovën në Serbi, Oliver Ivanoviq

Sekretari shtetëror në ministrinë për Kosovën të qeverisës së Serbisë, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se formimi i zyrës administrative të qeverisë së Kosovës në Mitrovicë është një provokim dhe përpjekje për të ndryshuar gjendjen në terren në prag të dialogut Beograd-Prishtinë.

Nuk do të ketë reagim të veçantë të qeverisë së Serbisë, jo në këtë situatë, përveç gjykimit dhe shpalljes së këtij akti si provokim flagrant, që nuk ka për synim qetësimin e situatës, por shqetësimin e banorëve serbë dhe krijimin e një situate, në të cilën janë të mundshme incidentet, shprehet Ivanoviç.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për themelimin e zyrës administrative në veri të Mitrovicës, e cila është thënë se do të ofrojë të gjitha shërbimet për qytetarët e kësaj pjese të Kosovës dhe do të koordinojë angazhimet dhe investimet qeveritare në këtë pjesë të vendit. /Koha.net/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›