Berisha takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të KE

Berisha - Jagland
Kryeministri, Sali Berisha ka pritur në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thobjorn Jagland, cili ndodhet në Tiranë me rasti ne marrjes së presidentes së Këshillit të Ministrave të KE-së nga Shqipëria. Jagland ka uruar sukses në kryesimin e Këshillit të Ministrave të KE, kryesim të cilin Shqipëria e merr për herë të parë.
Berisha shfrytëzoi rastin për ti ripohuar Sekretarit te Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që KE i ka dhënë Shqipërisë ne përpjekjet e saj për konsolidimin e demokracisë, shtetit ligjor dhe arritjen e standardeve të larta në këto fusha, çka i ka shërbyer më së miri përgatitjes së vendit, si për anëtarësimin e suksesshëm në NATO ashtu dhe për hapat e mëtejshëm në anëtarësimin në BE.
Jagland dhe Berisha gjithashtu kanë diskutuar për reformën zgjedhore dhe përpjekjet për heqjen e imunitetit për zyrtarët. /F.S/