E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Debati politik zhvillohet në Parlament

Gjatë takimit, Berisha vlerësoi lart kontributin e jashtëzakonshëm të Komisionit Evropian në përkrahjen e reformave të ndërmarra, në kuadër të procesit të integrimit, liberalizimit të vizave dhe punën voluminoze që KE  po bën në hartimin e pyetësorit, që do t’i paraqitet Shqipërisë për hapat e saj të mëtejshme për të marrë statusin e vendit kandidat.

Zv/presidenti Tajani, theksoi se planeveprimi dhe reformat e qeverisë në luftën kundër korruspsionit janë shumë të rëndësishme.  Ligji “Antimafia” i sapomiratuar nga qeveria shqiptare, si dhe dhe reformat dhe përpjekjet e qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar, krimit financiar e të çdo lloji, janë shumë të rëndësishme. Përsa i përket bojkotit të opozitës, zv/presidenti Tajani, tha se debati politik duhet të zhvillohet në parlamentin shqiptar.

Më tej, Kryeministri i bëri me dije masat e marra nga qeveria shqiptare për zhvillimin e shpejtë të vendit, si ato në fushën e financave, ku Berisha u ndal te taksa e sheshtë 10 përqind, investime, etj. Ndërkohë që në katër vitet e këtij mandati, qeveria-theksoi Berisha -parashikon të shtrojë rreth 7 mijë kilometra rrugë. Shqipëria në moshën dixhitale është prioritet tjetër madhor i qeverisë shqiptare.

Një ndër fushat më të suksesshme të punës së qeverisë gjatë kësaj periudhe ka qenë lufta ndaj krimit ordiner dhe të organizuar, çka bëri të mundur shkatërrimin e 206 organizatave të rrezikshme kriminale dhe sjelljen para drejtësisë të 1000 bosëve dhe anëtarëve të tyre.

Qeveria është fokusuar tashmë në luftën kundër krimit ekonomik dhe sapo ka miratuar për këtë qëllim ligjin “Antimafia”. Zv/presidenti Tajani, ndau të njëjtin mendim me Kryeministrin Berisha se ligji “Antimafia” i miratuar nga qeveria shqiptare është shumë i rëndësishëm.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›