E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama jo politike me fatkeqesite natyrore

24-11-2010 / Gazeta 55

Qendra Mediatike Kurajo denoncon sjelljen e kryebashkiakut te Tiranes

Tirana ne kaos nga permbytjet eshte kthyer ne nje beteje te merzitshme elektorale nga dy kampet. Situata qe perjetuam ishte nga me dramatiket dhe tregoi punen e dobet nga Bashkia qe prej 10 vitesh mburret se ka bere Tiranen metropol perendimor por replikat dhe berja politike me kete fatkeqesi eshte turpi i pa shpjeguar.
Akuzat jane sjellje qesharake ne prag fushate qesharake per politiken qe pas kesaj situate kerkon revanshin e prag fushates.
Qytetaret jane te interesuar te dine se ku jane taksat dhe si jane administruar ato gjate kesaj kohe Ku eshte Tirana qe premtohet se eshte qytet europian kur nje studim i fundit i nje qyteti te Kalifornise na rendit nje nder 9 qytetet me te rrezikuara ne bote nga termetet.
Kjo situate u kalua ne heshtje nderkohe qe te gjithe jemi banues te tij te gjithe votues dhe asnje nuk protestoi ndaj ketij lajmi ogurzi.
Si do te eliminohet kjo situate dhe si do te investohet nga Bashkia e cila si rast unikal ne Europe nuk po kalon akoma buxhetin
Politika dhe skutat e saj po e denojne Tiranen duke e denigruar te ardhmen e saj mbi themele te pasigurta sizmologjike e kjo do te ishte akuza qe duhej ngritur nga Prokuroria pas deklarates se jemi te rrezikuar nga termetet.
Cilet duhet te vejne ne banken e te akuzuarve per lejet e ndertimit pa garancine e sizmologjise
Kush jane pergjegjesit dhe cili duhet te marri denimin e merituar per te shmangur nje tragjedi te tille
Cilat jane rruget qe mos perseriten precedente te tille te rrezikshme per jeten e shtetasve
Qytetaret kerkojne garanci dhe te ardhme te sigurt si edhe miradministrim taksash e jo akuza per refren fushate.
Policia ka kryer detyren ndersa Bashkia mos e shoh si tentative grabitje kompetencash pasi para fatkeqesive dhe ligjit jane te gjithe njelloj.
Por politika edhe nje here arriti te dominoje mbi mendimin e opinionit dhe reagimin qytetareve. Sot qytetaret debatojne nese kishte apo jo police ne kryqezime dhe cila ishte shkalla e zgjuarsise se reagimit te Rames apo pergjigjes se Bashes.
Sot askush nuk merrej me problemin e qytetareve dhe kohen qe humben duke ndenjur te bllokuar ne trafik.
Eumlshte koha per reagimi dhe per ti dhene nje leksion kesaj klase politike qe nuk ka hallin se cfare u mungon qytetareve por si ta perdori dramen e perditshme per efekt mediatik dhe fushate elektorale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›